Rreth Nesh

Këtu mund të gjeni informacione më të hollësishme rreth kompanisë tonë.

Benita Company Shpk

Benita Company Shpk u themelua në vititn 1989, mirëpo zanafilla e saj që ka ndikuar në zhvillimin e saj të mirëfillt daton që nga viti 1972. -Në vititn 1988 kishte filluar ndërtimi i pompës së derivateve në Gremnik ku edhe sot ekziston, por tërsisht rikonstrukturuar. Menjëherë pas luftës, aktivitetin e parë afarist e kishin filluar me pompën e karburanteve dhe gradualisht me keto pika ne vazdhim :

Benita Asfalt Group SH.P.K

Asfalt Group shpk u themelua në fillim të vitit 2018 nga Vllezrit Kalludra - Pronarë të Benita Company ,Benita Bio Produkt dhe Dreoni Shpk ndërsa në fundvit pati ndryshime të udheheqjes se ndermarrjes ku mbeten vetem Naser Kalludra dhe Herald Kalludra si drejtor.

Ideja e Biznesit ishte e kahemotshme me qellim të nderlidhjes së Produkteve dhe Sherbimeve që ofron Benita Company shpk të cilat jane Zhavori,Betoni dhe Derivatet e Naftës si dhe Ndertimi i ulët.

Paisjet dhe Fabrika janë mjaft moderne dhe Ivenstimi kap një vlerëmbi 1,500.000.00 Euro të cilat u blenë ne fillim të vitit 2018 dhe të njejtat u montuan në Qershor-Korrik kur edhe fabrika u lëshua në punë për Prodhimin e Asfalteve.

Gurthyesi Kastrat

Gurthyesi Kastrat filloj punën në vitin 2002 më një kapacitet të vogel për prodhim, mirëpo gradualisht u investua dhe u ngriten kapacitetet ditore të prodhimit të gurit gelqeror dhe ndarja në fraksione deri në 2000m³. Në Gurthyesin Kastrat janë të punësuar 25 punëtorë pasi që kjo gurore punon më kapacitet maksimal dhe me dy turne.

Gurthyesi Mitrovicë

Filloj punën në vitin 2005 më një kapacitet ditorë të prodhimit dhe përpunimit të gurit prej 1800m³. Në këtë bazë janë të punësuar 10 punëtorë më orarë të plotë dhe varësisht prej kërkesës ky numër edhe rritet.

Betonarja Prishtinë

Asetet e Betonares në Prishtinë u blenë në vitin 2009 mirëpo kapaciteti prodhues u shtua duke investuar në Makinërin për prodhimin,transportin dhe hudhjen në veper të betonit. Në ketë vendpunishte janë të punësuar 20 punëtor.

Betonarja Qupevë

Kjo bazë e kompanisë Benita përbehët nga dy sektor njëri për prodhimin e Betonit dhe tjetri për larjen dhe seperimin e zhavorit. Kapaciteti humane në këtë bazë përbehët nga 15 punëtor prej tyre 5 në Seperacion dhe pjesa tjetër në betonare.

Kompleksi Gremnik

Kompleksin e përbejnë Pompa, Moteli (renovim), Servisi Expres dhe Servisi për makinërinë e rendë. Po ashtu në ketë kompleks ndodhet edhe administrata e Kompanisë. Të punësuar gjithësejt në ketë kompleks janë 30 Punëtorë.

Transporti (zhavori)

Sektori i transportit ka një experience të gjatë duke filluar që nga vitet 1972 nga themeluesi i kompanisë Ztr.Xhem Kalludra. Sot sektori i transportit është mjaft modern sepse përbehet nga makineria e re dhe kapaciteti ditor i transporit është 500m brenda territorit të Kosovës. Në ketë sektor janë të punësuar 14 shofer profesional.

Makineria e rendë

Sektori i transportit ka një experience të gjatë duke filluar që nga vitet 1972 nga themeluesi i kompanisë Ztr.Xhem Kalludra. Sot sektori i transportit është mjaft modern sepse përbehet nga makineria e re dhe kapaciteti ditor i transporit është 500m brenda territorit të Kosovës. Në ketë sektor janë të punësuar 14 shofer profesional.